“Vaksina anti-grip e domosdoshme”/ Mjeku Llajo për virozat e stinës: Janë 8 viruse në qarkullim

Mjeku Vasil Llajo, në një intervistë me Skype në Programin e drekës në News 24 foli për virozat e stinës.
Llajo theksoi se janë tetë tipe të gripit në qarkullim gjatë kësaj periudhe. Ai tha se vaksina antigrip është e domosdoshme, sidomos te ata njerëz që kanë imunitet më të dëmtuar.
Vasil Llajo: Janë tetë tipe të gripit në qarkullim. Të gjitha gripet përbëjnë mozaikun e gripeve. Testimet ndihmojnë në parandalimin e situatës. Për disa profesione, vaksina antigrip është e domosdoshme.
Vaksina antigrip është e domosdoshme, për ata që e gjykojnë se janë të sëmurë dhe kanë nevojë për këtë vaksinë. Mirë është që të ruajmë një dietë normale. Stili i jetës në verë ndikon në atë që do na ndodhë në dimër.
#Vaksina #antigrip #domosdoshme #Mjeku #Llajo #për #virozat #stinës #Janë #viruse #në #qarkullim
Java News