Tech

Furgoni përplaset me motorin, ndërron jetë një person

Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të hëne në afërsi të Balldrenit, në aksin rrugor Lezhë-Shkodër.

Një furgon është përplasur me motor. Për pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i motorit, një burrë rreth të 60-tave.

Ai është dërguar në spitalin e Lezhës për ndihmë mjekësore, por nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve.

Ndërsa në vendin e ngjarjes, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

/a.r

#Furgoni #përplaset #motorin #ndërron #jetë #një #person

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button