Jam lojtari më i kompletuar i të gjitha kohërave –

Kristiano Ronaldo nuk ka dyshime për lojtarin më të mirë në historinë e futbollit. Sulmuesi portugez ka dhënë një intervistë për “El çiringuton”, ku ka thënë se ai vetë është futbollisti më i kompletuar dhe më i mirë i të gjitha kohërave. Ronaldo ka shtuar gjithashtu në karrierën e tij ka punuar me disa trajnerë vërtetë të këqinj.
“Unë jam lojtari më i mirë i të gjitha kohërave. E besoj këtë. Jam i shpejtë, i fortë, shënoj me kokë, me të majtën… Askush nuk ka qenë ndonjëherë më i kompletuar se unë. Jam lojtari më i kompletuar i të gjitha kohërave. Të thuash që Kristianoja nuk është i kompletuar është një gënjeshtër. Mund të preferosh Pelenë, Mesin, Maradonën, e kuptoj dhe e respektoj këtë.
Trajnerët? Kam pasur disa trajnerë vërtetë të këqinj. Disa prej tyre nuk ia kishin idenë farë nga futbolli”, ka thënë Kristiano Ronaldo./Sport Ekspres/
#Jam #lojtari #më #kompletuar #të #gjitha #kohërave
SportExpress