Sport

Zyrtare/ Do të marrë minutat që i duhen, Arsenali huazon Maldin Kaçurrin –

Maldin Kaçurri ka firmosur sot për Bromlein. Mbrojtësi shqiptar është kthyer sërish në ekipin ku hodhi hapat e tij të parë në karrierë. Ka qenë vetë klubi Bromley që ka njoftuar huazimin e Kaçurrit përmes një positimi në llogarinë zyrtare në “Tëitter”. Lojtari ka qenë disa herë pjesë e ekipit të parë të Arsenalit përgjatë sezonit, por pa pasur hapësira te “topçinjtë”. Për këtë arsye Kaçurri është transferuar në ligën e 4-t të Anglisë, ku do të marrë minutat e duhura deri në fund të këtij sezoni.

“Jemi të lumtur t’i urojmë sërish mirëseardhjen ish-lojtarit të të rinjve të Bromleit, Maldin Kaçurrit. Mbrojtësi na bashkohet në huazim nga Arsenali deri në fund të sezonit. Mirë se erdhe sërish, Maldin”, ka shkruajtur klubi Bromlei./Sport Ekspres/

#Zyrtare #të #marrë #minutat #që #duhen #Arsenali #huazon #Maldin #Kaçurrin
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button