Zarfi i zi në BBVA, çka pritet për rastin e Gertës dhe Gjestit?

Mbrëmë në Big Brother Vip Albania 4, ka ndodhur një moment i pazakonshëm.
Në dasmën e Jozit dhe Loredanës, ndodhi një moment i pa pritur.
Banorja Gerta në një moment të tensionuar, i hodhi alkool në sy Gjestit, duke shkaktuar një irritim të menjëhershëm dhe rritje të tensionit në sy, që e detyroi Gjestin të kërkonte ndihmë mjekësore.
Pas kësaj, Gjesti u largua nga shtëpia për t’u trajtuar, ndërkohë që situata në shtëpi u bë jashtëzakonisht e tensionuar.
Banorët ishin të tronditur nga gjendja e Gjestit, ndërsa Egli dhe Livia filluan dhe të qajnë për gjendjen e tij.
Gjesti më pas u kthye nga mjekimi në shtëpi, dhe një zarf i zi mbërriti në shtëpi, duke njoftuar se me veprimin e Gertës, kishin kaluar kufijtë e pranueshëm dhe si pasojë, televotimi aktual u anulua.
Ndërkaq denimi që do të merret për banoren do të bëhet e ditur gjatë prime-it të së martës.
#Zarfi #në #BBVA #çka #pritet #për #rastin #Gertës #dhe #Gjestit
gazetablic.com