Ai ose nuk kupton ç’thotë, ose ka parë ndeshje tjetër –

Napolit i ka shpëtuar fitorja nga duart në minutën e fundit të takimit. Roma ia doli t’i rrëmbente një barazim 1-1 në “Olimpiko”, duke i dhënë kështu një ndihmë Interit në garën për titullin kampion. Antonio Konte ka ironizuar futbollistin e Romës, Mançinin, në deklaratën e tij pas ndeshjes. Mançini tha për mediat se verdhekuqtë krijuan shumë raste, ndërsa Konte i është përgjigjur me fjalët se lojtari italian me siguri ka parë një tjetër ndeshje.
“Tani jemi një skudër e frikshme. Roma po festonte që barazoi në shtëpi. Mendoj se Mançini nuk e kupon se çfarë ka thënë ose ka parë ndonjë ndeshje tjetër. Ne po bëjmë diçka të rëndësishme. Sigurisht që mund të kishim bërë më mirë në rastin e fundit. Ata shënuan një gol të njëjtë si të enjten. E kemi treguar 15 herë në video”, ka deklaruar Antonio Konte./Sport Ekspres/
#ose #nuk #kupton #çthotë #ose #parë #ndeshje #tjetër
SportExpress