FSK-ja trajnohet për pajisjen HAR-66 me Forcat e Armatosura Turke

Forca e Sigurisë së Kosovës ka njoftuar se mes bashkëpunimit me Forcat e Armatosura Turke është realizuar trajnimi për pajisjen HAR-66, shkruan .
Sipas FSK-së, ky trajnim është realizuar në dy regjimentet e Forcave Tokësore me qëllim të rritjes së kapaciteteve luftarake dhe përgatitjes profesionale të pjesëtarëve të FSK-së.
“Në kuadër të bashkëpunimit mes Forcave të Armatosura Turke dhe Forcës të Sigurisë së Kosovës është realizuar me sukses trajnimi për pajisjen HAR-66. Ky trajnim është realizuar në dy regjimentet e Forcave Tokësore me qëllim të rritjes së kapaciteteve luftarake dhe përgatitjes profesionale të pjesëtarëve të FSK-së”, thuhet në njoftim.
Tutje thuhet se bashkëpunim i vazhdueshëm mes dy forcave kontribuon në avancimin e aftësive operacionale dhe forcimin e partneritetit strategjik ndërmjet dy vendeve.
“Forca e Sigurisë së Kosovës mbetet e përkushtuar në zhvillimin dhe ngritjen e kapaciteteve të saj, për të qenë gjithnjë e më e gatshme për të përmbushur misionin dhe detyrat e saj”, thuhet tutje në njoftim.
Postimi i plotë:
#FSKja #trajnohet #për #pajisjen #HAR66 #Forcat #Armatosura #Turke
gazetablic.com