“S’e dinim që objekti është në gjendje kaq të keqe”, rrëfimi i bashkëfshatarit të tre viktimave në Jabllanicë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Jabllanicë të Gjakovës, ku mbetën të vdekur tre fëmijë, një i moshës 13-vjeçar, ndërkaq dy të tjerë 15-vjeçar.
Ideal Ramaj, Ramë Mehmeti dhe Veton Morina u zunë poshtë nga pllakat e ndërtesës së braktisur, në rrethana ende të paqarta.
Bashkëfshatari Përparim Ademaj tregon momentet e para të zbulimit të tragjedisë, transmeton Klankosova.tv.
“Kemi dëgjuar një telefon duke rënë, e kemi thirrur policinë dhe zjarrëkësat dhe e kemi lajmëruar rastin. Ata kanë luajtur edhe më herët këtu, por nuk e kemi ditur që ishte në gjendje kaq të keqe”.
I kërkuam fëmijët, nuk dinim ku ishin, pastaj dyshimet na çuan këtu.Pataj duke kaluar këndej, e dëgjuam telefonin nën rrënoja”, u shpreh Ademaj.
#dinim #që #objekti #është #në #gjendje #kaq #të #keqe #rrëfimi #bashkëfshatarit #të #tre #viktimave #në #Jabllanicë
gazetablic.com