Sport

Video që po bën xhiron e botës! Kush është Lionel Mesi? Yamal driblon të gjithë ekipin e Alaves në një aksion –

Yamal mund të pagëzohet pa frikë si Lionel Mesi i ardhshëm. Spektakli që po ofron ky djalosh i cili e konfirmoi veten me Spanjën në Europian, është i një tjetër niveli. Barcelona fitoi sot kundër Alavesh në shifrat 1-0.

Goli i vetëm i takimit u shënua nga Leëandoëski në minutën e 61. Megjithatë rezultati ka pak rëndësi në këtë ndeshje pasi të gjithë vëmendjen e mori Yamal. Në një aksion, talenti i madh i Barcelonës ka dribluar i vetëm praktikisht të gjithë lojtarët e Alavesh duke dalë me topin në zotërim i rrethuar nga shumë lojtarë kundërshtarë. Kjo video është bërë virale në rrjetet sociale dhe të gjithë janë të habitur nga aftësitë e spanjollit. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

#Video #që #bën #xhiron #botës #Kush #është #Lionel #Mesi #Yamal #driblon #të #gjithë #ekipin #Alaves #në #një #aksion
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button