Ministri Malaj: Rimbursimi në kohë i TVSH-së për bizneset u mundëson atyre të kenë likuiditete

Rimbursimi i TVSH-së për bizneset vlerësohet nga qeveria si shumë i rëndësishëm pasi u mundëson atyre të kenë likuiditete. Ky qëndrim u bë publik nga Ministri i Financave, Petrit Malaj, përmes një postimi në rrjetet sociale.
Gjatë një vizite në një kompani e cila operon në sektorin e përpunimit aktiv të këpucëve për tregun italian, ai theksoi se ky mekanizëm ndihmon bizneset të sigurojnë likuiditet, si dhe të përmbushin kërkesat e klientëve në kohë. Ministri Malaj diskutoi gjithashtu edhe mbi sfidat dhe nevojën për fuqi punëtore të kualifikuar.
“Me Hënën, administratoren plot energji që operon në sektorin e përpunimit aktiv të këpucëve për tregun Italian. Me shumë vite përvojë ajo ka të punësuar rreth 90 punonjës, duke kontribuar kështu në zhvillimin e zonës. Biseduam rreth mënyrave sesi mund të kapërcehen sfidat, por edhe për gjetjen e krahut të kualifikuar të punës. Rimbursimi në kohë i TVSH-së i ka dhënë mundësi të ketë likuiditet dhe të plotësojë në kohë kërkesat e klientëve”, nënvizoi Malaj.
#Ministri #Malaj #Rimbursimi #në #kohë #TVSHsë #për #bizneset #mundëson #atyre #të #kenë #likuiditete
Java News