VIDEO/ Laçi-Partizani mbyllet me konfrontimin fizik mes lojtarëve, kurbinasit ndajnë pikët me të kuqtë –

Ndeshja Laçi-Partizani është mbyllur pak minuta më parë në Superiore. Ky takim ka përfunduar në shifrat 0-0. Një ndeshje e cila ka pasur dy panorama, teksa në pjesën e parë kurbinasit kanë tentuar më shumë golin dhe kanë qenë më afër tij.
Ndërkohë pjesa e dytë ka qenë më e ekuilibruar, me ekipet që të dyja kanë pasur momentet e tyre, por në fund ka vetëm një barazim pa gola. Në minutën e 89 ka pasur edhe një konfrontim mes lojtarëve me gjakrat që janë nxehur pas një përplasje që nisi fillimisht mes Bullarit dhe Bytyçit. Megjithatë situata u vendos shpejt në kontroll dhe ndeshja është mbyllur pa probleme, në paqen e rezultatit. /Sport Ekspres/
#VIDEO #LaçiPartizani #mbyllet #konfrontimin #fizik #mes #lojtarëve #kurbinasit #ndajnë #pikët #të #kuqtë
SportExpress