Sport

Kur nuk e ke dikë, ia kupton më mirë vlerën! Al Ittihad aktivizon klauzolën e blerjes për Mario Mitajn –

Kur nuk e ke dikë, ia kupton më mirë vlerën! Ky është edhe rasti i Al Ittihad me Mario Mitajn. Pasi e përjashtuan nga skuadra, Al Ittihad mori humbjen e parë pas 15 ndeshjeve dhe lanë vendin e parë në kampionat për Al Hilal.

Tifozët reaguan në mbrojtje të shqiptarit dhe duket se drejtuesit kanë mësuar nga gabimi. Në orët e fundit, në Arabinë Saudite qarkullon lajmin se ekipi i Al Ittihad ka kontaktuar rusët e Lokomotivës për të kërkuar aktivizmin e klauzolës së blerjes së Mario Mitajt. Ky i fundit shkoi te skuadra e njohur e Benzema-s si huazim me të drejtë blerje, por pas performancave të zhvilluara, ka bindur drejtuesit për të blerë kartonin e tij. /Sport Ekspres/

 

#Kur #nuk #dikë #kupton #më #mirë #vlerën #Ittihad #aktivizon #klauzolën #blerjes #për #Mario #Mitajn
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button