Aktualitet

Aksi Shkodër–Hani i Hotit, një “njollë e zezë”. Tre viktima nga aksidentet në 24 orë

Tri viktima është bilanci i aksidenteve të ndodhura një ditë më parë në Shkodër, dy prej të cilave pikërisht përgjatë aksit Shkodër–Hani i Hotit.

Aksi, edhe këtë fillim, vijon të jetë njollë e zezë aksidentesh.

Mjafton një vëzhgim në këtë segment, ku shihet qartë mungesa e sinjalistikës dhe e mbi-/nënkalimeve për banorët, të cilat kanë shtëpitë në dy anët e rrugës.

Banorët e zonës tregojnë se e kanë të vështirë të qarkullojnë me biçikleta, teksa kërkojnë plotësimin e rrugës me sinjalistikën e duhur.

Nuk ka rregulla si hyhet, vetëm se ecim në mëshirë të fatit. Kam rrezikuar një herë dhe një djalë i ri me telefon në dorë më tha ‘më fal’,” tregon një banor i zonës.

Sipas policisë vendore në Shkodër vetëm gjatë këtij muaj janë shënuar dhjetëra aksidente me pesë jetë të humbura.

#Aksi #ShkodërHani #Hotit #një #njollë #zezë #Tre #viktima #nga #aksidentet #në #orë
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button