Aktualitet
Përmbyten disa rrugë kryesore në Durrës, pezullohet lundrimi për peshkim

Reshjet e dendura të shiut dhe era e fortë kanë shkaktuar probleme të shumta në Durrës. Disa rrugë kryesore janë duke përmbytur duke bllokuar edhe lëvizjen e mjeteve.
Uji ka vërshuar në disa lagje të qytetit, ku kanalizimet nuk kanë mundur të përballojnë prurjet e shumta. Autoritetet lokale po punojnë për të zhbllokuar rrugët dhe për të larguar ujin nga zonat më të prekura.
Ndërkohë, në port, dallgët e larta kanë detyruar pezullimin e përkohshëm të lundrimit për flotën e peshkimit.
Kapiteneria e Durrësit njofton se situata do të monitorohet nga afër deri në qetësimin e kushteve atmosferike.
#Përmbyten #disa #rrugë #kryesore #në #Durrës #pezullohet #lundrimi #për #peshkim
Java News