Sport

Rama i pranishëm në ceremoninë “Topi i Artë 2024”, Bala fiton trofeun “Këpuca e Artë”

Kryeministri Edi Rama është i pranishëm në ceremoninë “Topi i Artë 2024”, i cili po zhvillohet në skenën e Teatrit Kombëtarë të Operas dhe Baletit.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve u organizua nga Federata Shqiptare e Futbollit dhe po moderohet nga Ardit Gjebrea dhe Almeda Abazi.

Me 18 gola në 36 ndeshje gjatë sezonit 2023-2024, Bekim Balaj është fituesi i “Këpucës së Artë” në kampionatin “Abissnet Superiore”. Balaj shënoi gola të rëndësishëm dhe me skuadrën e Vllaznisë, luftoi deri në fund për titullin kampion, duke arritur me plot meritë në “Final Four”.

Çmimin e “Këpucës së Artë” ia dorëzoi legjenda e futbollit shqiptar, Sulejman Demollari, i cili e përgëzoi Balajn dhe e uroi për më shumë sukses në të ardhmen. Edhe në sezonin aktual (2024-2025), Bekim Balaj vazhdon të kryesojë renditjen e golashënuesve në kampionatin “Abissnet Superiore” me 13 gola.

Sa i takon trofeut “Arbitri i vitit 2024”, fitues u shpall Juxhin Xhaja. Ai u zgjodh si arbitri më i mirë i vitit 2024 nga kolegët e tij. Kandidat për trofun ishin dhe Eldorian Hamiti, Enea Jorgji dhe Kreshnik Cjapi.

Kandidatët për fitimin e çmimeve

Topi i Artë 2024 djem: Bekim Balaj, Arinaldo Rrapaj, Albano Aleksi, Ermir Rashica

Topi i Artë 2024 vajza: Ezmiralda Franja, Xhesika Ndoj, Mesuare Begallo, Vanesa Levendi

Trajneri i Vitit 2024: Edlir Tetova, Orges Shehi, Ivan Gvozdenovic, Ilir Daja

Talenti i Vitit 2024 djem: Emir Rashica, Ermal Meta, Ledjo Tresaj, Ergis Arifi

Talentja e Vitit 2024 vajza: Xhesika Ndoj, Angela Nikaj, Klesta Ago, Herta Hasa

#Rama #pranishëm #në #ceremoninë #Topi #Artë #Bala #fiton #trofeun #Këpuca #Artë
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button