Shëndeti

Epidemia e gripit shton rastet, ISHP jep detaje mbi situatën në vend

Instituti i Shëndetit Publik konfirmon se deri tani në vendin tonë nuk ka viktima nga gripi i stinës. Në lidhje me humbjet e jetës, javët e fundit në moshat pediatrike, autoritetet shëndetësore sqarojnë se ndaj tyre nuk është kryer diagnoza laboratorike për grip apo infeksione të tjera.

Por Eugena Tomini, drejtoreshë e ISHP thotë se mjekët klinicistë, në këtë rast pediatrit, duhet të kryejnë edhe verifikimin laboratorik për të konfirmuar nëse pacienti është i prekur nga gripi apo infeksione të tjera.

Pak ditë më parë një 6-vjeçar nga Lushnja humbi jetën në spital pas një arresti kardiak që sipas mjekëve të spitalit të Lushnjës ju shkaktua nga komplikacionet e një bronkopneumonie bilaterale. Familjarët e të miturit kanë refuzuar kryerjen e ekspertizës mjeko-ligjore.

Ndërkohë epidemia e gripit në Shqipëri po prek kulmin e saj. Mbi 20 mijë raste në javë raportohen me infeksione respitatore ku gripi i tipit A dominon në popullatën e prekur.

Ekspertët thonë se jemi në një stinë të zakonshme të gripit, ku duhet të bëjmë kujdes edhe nga komplikacionet. Epidemia e gripit ka rënduar situatën edhe në spitale. Në këtë periudhë janë shtuar jo vetëm urgjencat por edhe shtrimet kryesisht në moshat pediatrike dhe tek pacientët me sëmundje kronike.

Ekspertët e shëndetësisë bëjnë thirrje për kryerjen e vaksinës së gripit, e cila ka në përbërjen e saj edhe variantet që janë në qarkullim.

#Epidemia #gripit #shton #rastet #ISHP #jep #detaje #mbi #situatën #në #vend
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button