Sport
Interi mposht me goleadë Leçen, nuk i ndahet Napolit në garën për vendin e parë –

Interi ka marrë fitoren e radhës në Serinë A. Zikaltrit kanë mposhtur sot me goleadë Leçen. Ekipi i drejtuar nga Inzagi ka fituar me shifrat e thella 4-0, duke ruajtur ritmin e Napolit.
Fratezi zhbllokoi rezultatin që në minutën e 6, ndërsa më pas ishin Lautaro Martinezi (39’), Dumfrisi (57’) dhe Taremi (61’) nga pika e bardhë e penalltisë që fiksuan shifrat përfundimtare në 4-0.
Interi tashmë është në kuotën e 50 pikëve në vendin e 2-të të renditjes. Napoli qendron 3 pikë larg, por zikaltrit kanë një ndeshje më tepër në dispozicion për të zhvilluar./Sport Ekspres/
#Interi #mposht #goleadë #Leçen #nuk #ndahet #Napolit #në #garën #për #vendin #parë
SportExpress