Sport

Një fitore në Shkodër që vlen si 6 pikë! Egnatia mund Vllazninë, Laçi fiton kundër Elbasanit –

Në ditën e sotme janë luajtur dy takimet e Superiores. Elbasani dhe Laçi e kanë mbyllur takimin e tyre në shifrat 1-2. Kurbinasit kanë arritur të fitojnë kundër Elbasanit, duke marrë sadopak oksigjen në renditjen e tyre në elitë.

Mjaki do të shënonte në minutën e 5 për Laçin, ndërsa Tresa dyfishoi rezultatin në minutën e 54. Në fund, Lila do të shënonte nga penalltia dhe do të ngushtonte diferencën te Elbasani. Nga krahu tjetër spektakli ishte te Vllaznia-Egnatia. Egnatia ka fituar në Shkodër në shifrat 0-2 falë golit të Lushkjas nga penalltia në minutën e 18 dhe të Zejnullait në fundin e takimit. Një fitore ndaj një Vllaznie në këtë formë të magjishme, padyshim që vlen si 6 pikë për Egnatian. /Sport Ekspres/

#Një #fitore #në #Shkodër #që #vlen #pikë #Egnatia #mund #Vllazninë #Laçi #fiton #kundër #Elbasanit
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button