Sport

Na duhet topi për të mbijetuar, jemi nga më të këqinjtë kur nuk pasojmë –

Manchester City ka marrë sot një fitore me mjaft vlera. “Qytetarët” kanë mposhtur Chelsea-n me rezultatin 3-1, duke dhënë sinjale pozitive për ecurinë e skuadrës në pjesën e mbetur të sezonit. Guardiola ka thënë pas ndeshjes lojtarët e tij nuk e kanë më moshën për të vrapuar shumë ën fushë, prandaj ekipit i duhet më tepër topi në këmbë për të arritur rezultatin e dëshiruar

“Nëse nuk e pasojmë topin, ne jemi një nga ekipet më të këqija. Na duhet topi për të mbijetuar. Është e thjeshtë, Ilkay Gyndohani nuk i ka më këmbët për të vrapuar 40 metra, Bernardo nuk i ka më këmbët. Nuk i kemi më. Për këtë arsye duhet të bëjmë më shumë ndërprerje. Ndoshta është më pak tërheqëse (loja), por funksionon për ne. Sa i përket kontrollit, ishte shumë herë më mirë se sa në ndeshjet e fundit dhe krijuam më shumë raste se kohët e fundit”, ka thënë Pep Guardiola./Sport Ekspres/

#duhet #topi #për #të #mbijetuar #jemi #nga #më #të #këqinjtë #kur #nuk #pasojmë
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button