Tech

Fëmija kishte rënë në gropën e gëlqeres, Vida Kunora: U futa brenda dhe e shtrëngoja

Triumfet e karrierës janë një prej gëzimeve që dikush provon, por më të rëndësishmet mund të rrjedhin në situata nga më kritiket. Këngëtarja Vida Kunora rrëfen në “Rudina” në Tv Klan një prej momenteve më të vështira por edhe më triumfuese në jetën e saj.

Një mbrëmje ndërsa kthehej në shtëpi, ajo dëgjon një zë fëmije i cili kishte mbetur brenda një grope. Pa e menduar gjatë, Vida u hodh brenda gropës së thellë dhe mbante djalin në krahë derisa erdhën t’i shpëtonin.

Vida Kunora: Unë kam një moment ndryshe nga ju… kam qenë duke u kthyer në shtëpi me makinë dhe kam  dëgjuar një zë fëmije. Normalisht, unë kam jetuar në Lezhë 15 vite.

Rudina Magjistari: Ti ishe në makinë dhe dëgjove zë fëmije?

Vida Kunora: Në makinë, duke u futur te kthesa te shtëpia ime. Kam dëgjuar një zë fëmije. E kam parkuar makinën, jam ulur në tokë dhe dëgjoj një fëmijë që bërtiste. Jam afruar, shumë frikë, ka qenë buzë nate, ai fëmija jeton dhe është në Gjermani, e ka emrin Erzen, unë e përshëndes sigurisht dhe bërtiste.

Duke luajtur me fëmijët te parku, kishte rënë në një gropë, gropë gëlqereje i themi ne. Gropë gëlqereje, i hapnin dikur gropat e gëlqeres që shkrinin gëlqeren dikur dhe ato janë mbuluar me dushk ose me bar ose me lule dhe fëmija kishte rënë. Unë u përpoqa gjithsesi, thirra, s’kishte njerëz rreth e rrotull. Kam  rrezikuar dhe jam futur brenda. U futa brenda me të dhe e kam kapur. Të them të drejtën ka qenë nja 3-4 metra thellësi. Asnjëherë s’e kam ditur që aty është gropë normalisht se ne kemi pasur rrugën kur kthehemi te shtëpia. Kam pasur celularin në dorë dhe kam thirrur 20 vetë përnjëherë dhe në atë moment e kam kapur, e kam shtrënguar fort, nuk di.

Ishte i frikësuar, kam thënë mund të vdes edhe unë brenda, aq shumë tmerr ka qenë dhe kanë ardhur, normalisht që kanë ardhur shumë njerëz, unë kam thirrur 20 vetë por 5 a 6 që kanë ardhur të parët dhe na kanë nxjerrë të dyve dhe e di që aty jam ndierë vërtet heroinë, jo triumfatore, por nuk e di.

 

#Fëmija #kishte #rënë #në #gropën #gëlqeres #Vida #Kunora #futa #brenda #dhe #shtrëngoja

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button