Tech
Makina kthehet përmbys në mes të rrugës në Nartë, plagoset shoferi

Një aksident ka ndodhur në zonën e Nartës.
Burime bëjnë me dije se një automjet tip “Opel” ka humbur kontrollin duke u përplasur me pemën dhe është kthyer përmbys.
Drejtuesi i automjetit është dërguar në spital për të marrë ndihmën mjekësore, por për fat të mirë ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Si pasojë e aksidentit është bllokuar trafiku pasi është një rrugë e rëndësishme që të çon drejt plazhit të Zvërnecit.
#Makina #kthehet #përmbys #në #mes #të #rrugës #në #Nartë #plagoset #shoferi