“Kemi folur me zyrtarët e Chelsea”! Trajneri i Everton flet sërish për rikthimin para kohe të Armando Brojës –

Fati e ka braktisur Armando Brojën sërish në momentin e tij më të mirë. Shqiptari po kalonte një moment fantastik te Everton, kishte rigjetur veten, por dëmtimi i pësuar kundër Peterbourg në një ndeshje që supozohej se do të ishte ajo ku duhej të shënonte dhe të rifitonte vetbesimin e plot, rezultoi fatal.
Ndërkohë trajneri i Everton, Moyes, ka dalë së fundmi në një konferencë për shtyp ku ka folur sërish për situatën e Brojës dhe mundësinë e rikthimit para kohe te Chelsea, pasi shqiptari do të mungojë për 8 javë. “Për momentin nuk e kemi marrë ende një vendim të prerë. Nga bisedat që kemi pasur me zyrtarët e Chelsea, një mundësi është edhe rikthimi. Në këtë moment nuk është konfirmuar ende asgjë”, tha Moyes. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
#Kemi #folur #zyrtarët #Chelsea #Trajneri #Everton #flet #sërish #për #rikthimin #para #kohe #të #Armando #Brojës
SportExpress