Sport

VIDEO/ PSG-ja përmbys Sitin mes 6 golave, Guardiola është me njërën këmbë jashtë Champions-it –

Ka përfunduar me shifrat 4-2 përballja mes PSG-së dhe Mançester Sitit. Parisienët kanë triumfuar në “Parkun e Princave”, duke marrë tre pikë mjaft të vyra në Ligën e Kampionëve. Grilishi ndëshkoi vendasit në minutën e 50, ndërsa vetëm 3 minuta më vonë Halandi dyfishoi rezultatin.

Por festa zgjati pak. Në minutën e 56 Dembeleja shënoi golin që nisi më pas përmbysjen spektakolare të PSG-së. Barkola (61’), Nevesi (79’) dhe Ramosi (90’+6’) vulosën më pas fitoren 4-2 të skuadrës franceze. Me këtë humbje, Siti i Guardiolës gjendet jashtë 24-shes më të mirë në Ligën e Kampionëe, duke rrezikuar jashtë mase kualifikimin për në fazën me eleminim direkt./Sport Ekspres/

#VIDEO #PSGja #përmbys #Sitin #mes #golave #Guardiola #është #njërën #këmbë #jashtë #Championsit
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button