Sport

Beshiktashi krenohet me sulmuesin shqiptar, klubi turk vlerëson Ernestin në rrjetet sociale: Muçi, fantastik –

Ernest Muçi po arrin sërish formën e tij të më të mirë. Sulmuesi shqiptar ka rifituar besimin në klub dhe po luan titullar me fanellën e Beshiktashit. Muçi e ka shpërblyer besimin e Solskjaerit, teksa edhe sot ka zhvilluar një ndeshje të nivelit të lartë.

Paraqitja e tij në fitoren 4-1 kundër Atletik Bilbaos i ka bërë përshtypje edhe vetë klubit nga Stambolli. Beshiktashi është krenuar me sulmuesin shqiptar, të cilin e ka vlerësuar me anë të një postimi në faqen e vetë zyrtare në “Twitter”. “Muçi, fantastik”, ka shkruar klubi turk dhe më poshtë ka bashkëngjitur dy fotografi të 23-vjeçarit gjatë lojës./Sport Ekspres/

#Beshiktashi #krenohet #sulmuesin #shqiptar #klubi #turk #vlerëson #Ernestin #në #rrjetet #sociale #Muçi #fantastik
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button