Sport

Për Barcelonën u dhanë penallti, për ne jo –

Barcelona ka realizuar një përmbysje spektakolarë mbrëmjen e djeshme. Katalanasit mposhtën Benfikën me shifrat 4-5. Humbja nuk është pritur mirë në kampin portugez. Trajneri Bruno Lage i ka mbajtur lojtarët jashtë në shi pas ndeshjes, teksa është kapur nga mediat duke folur me tone të larta.

Ndërkohë, në deklaratën e tij për mediat kreu i pankinës së Benfikës ka ngritur akuza për arbitrin e ndeshjes. Ai ka thënë se gjyqtari i takimit duhet të ndiqte të njëjtin kriter për dhënien e penalltive. Sipas Lages, skuadrës së tij iu mohua një 11 metërsh në minutën e 94-t, megjithëse ishte rast po i njëjtë me penalltitë e sinjalizuara në favor të Barcelonës.

“Mendoj që është një gabim i madh i arbitrit. Nuk flas për veten time apo për tifozët, por kam parë që të gjithë specialistët dhe mediat vendase e shohin si penallti të qartë. Çështja është se arbitri duhet të mbajë një kriter të ngjashëm me penalltitë që dha për Barcelonën. Nëse i ka dhënë penallti të tjerat, duhet ta jepte edhe këtë”, ka deklaruar Bruno Lage./Sport Ekspres/

#Për #Barcelonën #dhanë #penallti #për
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button