Aktualitet

Në luftë me jetën! Besimtarët luten për Janullatos, mbahet mesha në Kishën e Ungjillëzimit në Tiranë

Kryepeshkopi i Shqipërise Anastas ndodhet në gjendje kritike nen kujdesin e mjekëve dhe lufton për jetën ne një spital në Athinë, Kisha Ortodokse kremton Shën Anastas Persianin, emrin e të cilit mban vetë fortlumturia e tij, imzot Anastas.

Në kishën e ungjillëzimit në Tiranë këtë mëngjes besimtarët u mblodhën së bashku në lutje në liturgjinë hyjnore, e cila u kryesua nga mitropoliti i Korçës hirësi Joani në bashkë-meshim me mitropolitet e Fierit, Beratit e Elbasanit dhe klerikët e tjerë të Kishës sonë. Në këtë kohë sprovë të vështirë të shëndetit që po kalon Kryepeshkopi Anastas ortodoksët e Shqipërisë, bijtë e tij shpirtërorë, i luten perëndisë që t’i japë atij forcë, shëndet dhe shërim.

Në fjalët e tyre përfaqësues të Kishës Ortodokse nuk reshtën së shprehur mirënjohje të thellë për gjithë përkushtimin dhe dashurinë e Kryepeshkopit Anastas për Kishën tonë përgjatë këtyre 33 viteve shërbimi pa reshtur, për lavdi të perëndisë.

Kujtojmë se që prej datës 30 dhjetor, Kryepeshkopi Anastas ndodhej i shtruar në një spital në Tiranë për shkak të një viroze sezonale.

Gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua dhe ai u transportua në Athinë për mjekim të specializuar.

Pak ditë më parë Kryepeshkopi iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale në spitalin “Hygeia” në kryeqytetin grek, pasi pësoi një atak kardiak në zemër.

#Në #luftë #jetën #Besimtarët #luten #për #Janullatos #mbahet #mesha #në #Kishën #Ungjillëzimit #në #Tiranë
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button