Aktualitet
U zhduk në mënyrë të mistershme, gjendet i mbytur në Lumin e Shalës babai i tre fëmijëve

Edison Oruqi është gjetur i mbytur në ujërat e lumit të Shalës, në Koman.
Kanë qenë familjarët të cilët kanë kryer kontrolle gjatë paradites së sotme dhe kanë bërë të mundur gjetjen e trupit të pajetë.
Ata kërkojnë ndihmën e policisë dhe polumbarëve për nxjerrjen e kufomës nga uji sepse e kanë të pamundur për shkak të rrjedhës së ujit. Babai i 3 fëmijëve u zhduk në mënyrë misterioze, paraditen e së shtunës.
Ai ishte duke punuar në një bujtinë atje. Dyshohet se personi që e kishte marrë në punë viktimën, e kishte lënë Edisonin në një gadishull të vogël me rërë dhe jo në destinacion pasi aty nuk arrinte varka.
#zhduk #në #mënyrë #të #mistershme #gjendet #mbytur #në #Lumin #Shalës #babai #tre #fëmijëve
Java News