Sport

Sfida me Anglinë në “Wembley”, shiten të gjitha biletat për tifozët e e Kombëtares

Kombëtarja shqiptare do të ketë mbështetje të madhe ndaj Anglisë, në ndeshjen e parë kualifikuese të Botërorit.

Departamenti i Komunikimit në Federatën Shqiptare të Futbollit, bën me dije se janë shitur brenda pak orëve të gjitha biletat e vëna në dispozicion për tifozët shqiptarë, për sfidën në “Wembley” të Londrës, më 21 Mars.

Për këtë përballje, ka pasur një interes të jashtëzakonshëm nga tifozët e Kombëtares kuqezi, të cilët si gjithmonë do të jenë në mbështetje të ekipit.

Ndeshja Angli – Shqipëri, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026, do të luhet më 21 Mars, në orën 20:45, në stadiumin “Wembley” të Londrës. Ashtu si të gjitha ndeshjet e tjera të Kombëtares, edhe kjo përballje do të transmetohet ekskluzivisht në ekranin e TV Klan.

#Sfida #Anglinë #në #Wembley #shiten #të #gjitha #biletat #për #tifozët #Kombëtares
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button