“Sanksioni i parë, Albini ‘non grata’…”/ Spahiu: Çdo lider shqiptar që ka dalë kundër SHBA, historia e ka cilësuar tradhtar

Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë për Euronews Albania se çdo lider shqiptar qe ka dalë kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës, historia e ka renditur si tradhtar.
“Sanksioni i parë mendoj që do të jetë shpallja i padëshiruar e kryeministrit të Kosovës në SHBA dhe disa vende europiane dhe i dyti mund të jetë një plan për veriun e Kosovës, më i keq se marrëveshja e Ohrit.
Non grata është një fazë më e avancuar. I padëshiruar është person që nuk lejohet të udhëtojë në disa vende dhe non grata është një person që konsiderohet kërcënim për vendet e tjera. Një person në detyrë, një kryeministër unë nuk mendoj që shpallet non grata, por mendoj që mund të shpallet i padëshiruar.
Dëshiroj të mos ndodhë as e para, as e dyta, por që Albin Kurti të gjejë rrugën e dialogut dhe ftohtësinë për një zgjidhje për Kosovën. Pse? Sepse Albin Kurti e ka të pamundur me mbështetësit e tij, të ndalë një projekt europian, euro-atlantik për veriun. Albin Kurti nuk ka aleatë të tjerë,” – u shpreh Spahiu./m.j
#Sanksioni #parë #Albini #grata.. #Spahiu #Çdo #lider #shqiptar #që #dalë #kundër #SHBA #historia #cilësuar #tradhtar