Tech

Ngjarja e rëndë/ Dhuna në familje: Dyshonte për tradhti, burri rreh me kabllo gruan, tenton t’i djegë organin gjenital

Një ngjarje e rëndë e dhunës në familje është regjistruar në një familje në Graçanicë të Kosovës, ku viktimë edhe kësaj radhe rezulton të jetë një grua, e cila u rrah brutalisht nga bashkëshorti i saj.
Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se rasti ka ndodhur në fund të muajit qershor, por detajet tronditëse janë zbuluar së fundmi, pasi gruaja e cila është viktimë e këtij rasti ka rrëfyer dhunën që e ka përjetuar nga burri i saj, në shtëpinë e tyre.

Sinjali mëson se i dyshuari T.B., fillimisht ka pasur një konflikt verbal me gruan, të cilën e ka akuzuar për tradhti, e më pas të njëjtës ia ka lidhur duart e këmbët dhe e ka sulmuar fizikisht me një kabllo. Për të mos mbaruar me kaq, ai ka shkuar edhe më tej, me veprime të tmerrshme.

Sipas informacioneve që ka Sinjali, viktima ka deklaruar se burri i saj ka ndezur një zjarr, me qëllimin që t’i djegë organin gjenital, ku për pasojë i ka shkaktuar plagë në trup.

Përballë kësaj situate, gruaja fillimisht ka marrë trajtim mjekësor në spital, si pasojë e djegieve që pësoi, ndërsa tek gjatë ditës së djeshme është dëgjuar me urdhër të Prokurorit të Shtetit.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ka sulmuar bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, bën me dije policia./m.j

#Ngjarja #rëndë #Dhuna #në #familje #Dyshonte #për #tradhti #burri #rreh #kabllo #gruan #tenton #djegë #organin #gjenital

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button