Sport

Konte mposht rivalin e drejtpërdrejtë dhe shkëputet në kyre, Napoli del triumfues përballë Gjimshitit me shokë –

Napoli ka marrë sot një fitore tejet të rëndësishme. Të kaltrit kanë mposhtur rivalin e drejtpërdrejtë për titullin kampion, Atalantën. Ekipi i Antonio Kontes ka mposhtur me shifrat 2-3 bergamaskët, duke u shkëputur në 6 pikë diferencë me ta në tabelën e renditjes.

Retegui shënoi i pari në minutën e 16, por Politano në të 27-n dhe Mektominei në të 40-n përmbysën rezultatin. Atalanta gjeti sërish rrugën e rrjetës me anë të Lukmanit në minutën e 56, megjithëse goli i tij nuk do të përkthehej në pikë për skuadrën. Lukaku tundi rrjetën në minutën e 79 dhe i dha fitoren 2-3 Napolit. Titullar në këtë përballje ishin edhe dy mbrojtësit shqiptarë. Gjimshiti mbronte ngjyrat e Atalantës, ndërsa Rrahmani ato të Napolit./Sport Ekspres/

#Konte #mposht #rivalin #drejtpërdrejtë #dhe #shkëputet #në #kyre #Napoli #del #triumfues #përballë #Gjimshitit #shokë
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button