“Fryma që po sjell SPAK, shtetformuese”, analisti: Ata që i shkojnë pas Berishës, synojnë të sigurojnë një vend në lista

Gjykata Kushtetuese është mbledhur sërish të premten për Sali Berishën. Trupa e gjyqtarëve po shqyrton ankimimin e kreut demokrat për masën e sigurisë “arrest shtëpie” të vendosur një vit më parë për të nga GJKKO.
Në një intervistë për “Newsline”, analisti Arben Meçe, duke komentuar ‘aksionin’ e përfaqësuesve demokratë para institucioneve të drejtësisë, tha se në këtë mënyrë ata kërkojnë që të tregojnë imazhin e qëndrestarit dhe besnikut ndaj liderit të partisë, për t’u përfshirë në listën e deputetëve.
Ai komentoi gjithashtu edhe anketën e Institutit Ndërkombëtar Republikan, ku thuhej se SPAK është sot institucioni më i besueshëm në Shqipëri. Sipas Meçes, SPAK ka sjellë frymë shtetformuese.
“Tashmë nuk ka nevojë të jetë instituti republikan. I gjithë opinioni publik shqiptar i papolitizuar që është në opinion të mirëqenies dhe zhvillimit të këtij vendi, janë në mbështetje të SPAK. Fryma që po sjell SPAK është shtetformuese, jo thjesht vendosje e drejtësisë.”, shtoi analisti.
#Fryma #që #sjell #SPAK #shtetformuese #analisti #Ata #që #shkojnë #pas #Berishës #synojnë #të #sigurojnë #një #vend #në #lista
Java News