Sport

Ekipi i ri i Myrto Uzunit në MLS, shqiptari do të jetë menjëherë lojtari më i shtrenjtë i skuadrës –

Myrto Uzuni është shumë pranë largimit nga Granada. Në Spanjë e kanë bërë “zyrtare” se shqiptari nuk do të jetë më pjesë e ekipit spanjoll, ndërsa trajneri dhe drejtori sportiv janë duke folur për të si një pjesë e së kaluarës.

Kështu sulmuesi i Kombëtares do të shkojë në MLS, te Austin. Kjo skuadër zuri vendin e 10 mes 14 ekipeve në sezonin e shkuar. Aktualisht janë disa miqësore përgatitore për Ausin përpara se të fillojë sezonin e ri në 23 shkurt. Ndërkohë Uzuni do të jetë menjëherë lojtari më i shtrenjtë i kësaj skuadre. Vlera e shqiptarit shkon në 10 milionë euro, ndërsa lojtari më i shtrenjtë i Austin deri tani sipas Transfermarkt shkon në 6 milionë euro. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

#Ekipi #Myrto #Uzunit #në #MLS #shqiptari #të #jetë #menjëherë #lojtari #më #shtrenjtë #skuadrës
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button