Life Style
I dënuar për prostitucion në Itali, arrestohet 51-vjeçari në Dibër (EMRI)

Një 51-vjeçar në Dibër i dënuar në Itali për shfrytëzim prostitucioni është arrestuar nga forcat e policisë.
Operacioni u zhvillua nga FAST Albania në bashkëpunim me Policinë e Dibrës dhe Interpol Tiranën.
Në pranga ka rënë Fehmi Meziu (Mëziu) 51 vjeç. Ai është dënuar nga Gjykata e Apelit në Napoli të Italisë me 13 vjet burg për shfrytëzim prostitucioni dhe organizatë kriminale.
Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me Interpol Romën, për ekstradimin e 51-vjeçarit drejt Italisë.
/a.r
#dënuar #për #prostitucion #në #Itali #arrestohet #51vjeçari #në #Dibër #EMRI