Aktualitet

Vrasja e Ardian Nikulajt, arrestohet në Londër personi i fundit i shpallur në kërkim

Është kapur në Londër personi i fundit i shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj. Mësohet se personi i vënë në pranga është Harry Simson.

Kujtojmë se Ardian Nikulaj u ekzekutua më 19 prill në biznesin e tij në Shëngjin.

Ekzekutori ishtë portugezi Ruben Saravia me porositës dhe organizator, Edmond Haxhia. Referuar njoftimit të policisë, vrasja erdhi për motive gjakmarrjeje, pasi Nikulaj ishte në hasmëri me fisin Palaj (Lekstakaj).

Nikulaj njihej si një biznesmen ndërtimi në zonë, ndërsa ka qenë edhe kandidat për deputet në zgjedhjet e vitit 2021.

/a.r

#Vrasja #Ardian #Nikulajt #arrestohet #në #Londër #personi #fundit #shpallur #në #kërkim

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button