Aktualitet
Shkrumbohet nga flakët banesa në Vlorë, shpëtohen familjarët

Një banesë është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit në Vlorë. Raportohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen Hajro Çakërri, kur brenda banesës ndodheshin edhe familjarët. Për shuarjen e flakëve kanë ndërhyrë menjëherë zjarrfikësit.
Personat që ndodheshin brenda banesës u nxorrën pa lëndime ndërsa zjarrfikësit vijuan për të shuar flakët. Pas shumë përpjekjesh, zjarri u shua por banesa është djegur krejtësisht bashkë me orenditë. Nuk dihen ende shkaqet e rënies së zjarrit.
#Shkrumbohet #nga #flakët #banesa #në #Vlorë #shpëtohen #familjarët
Lapsi