Aktualitet

Kërkesa në rritje për ndërtime, eksperti: Tregu imobiliar në ngërç nga mungesa e rivlerësimit

Ndërtimi, turizmi dhe tregu imobiliar janë tre sektorët kryesorë që gjendërojnë të ardhura në ekonominë e vendit. Eksperti i tregut imbiliar, Reinaldo Pipiria në një intervistë për Klan News tha se kërkesa për ndërtim vijon të mbetet e lartë, ndërsa rritja e çmimeve është me stabilizuar.

Reinaldo Pipiria, drejtori ekzekutiv i “NAREA”: Që ndërtimi ka qenë duke performuar këto vite sidomos duke iu përgjigjur dy tipologji të kërkesave, njëra që vjen për të rritur standarted e strehimit dhe e dyta që është krah për krah me sektorin e turizmit. Unë mendoj që çmimet do të vazhdojnë të jenë duke u rritur, por ritmi i rritjes është më i ngadalësuar pasi tregjet arrijnë edhe ekuilibrat e tyre. Ritmet e rritjes janë pozitive, pritshmëritë pozitive, por vetëm rritja e çmimeve nuk është më dyshifror, por njëshifror.

Interesi për të investuar është në periferitë e Tiranës, por edhe në zonat bregdetare, ndërkohë që një vlerë të shtuar kanë sjell edhe projektet e arkitektëve të huaj.

Reinaldo Pipiria, drejtori ekzekutiv i “NAREA”: Sa herë që një studio arkitekturore ndërkombëtare apo një arkitekt ndërkombëtar hyn në një treg siç është Shqipëria patjetër sjell inovacion. E para po sjell ide më të reja më të freskëta dhe e dyta sjell standard në projektim. Pra kudo ku ka investime cilësore Durrës, Vlorë dhe në Sarandë me pas shikon që tek ky treg po ecën, në krahasim me Kroacinë, Malin e Zi e Greqinë jemi shumë më lirë, kështu që të huajt thonë duam që të jemi në Shqipëri, të vendosim flamurin tonë e të investojmë.

Mungesa e një vendimi final nga qeveria për rivlerësimin ka bërë që tregu imobiliar të jetë në një ngërç.

Reinaldo Pipiria, drejtori ekzekutiv i “NAREA”: Të paktën që nga fillimi i 2024 që tregu ka një lloj ngërçi për shkak të mungesës së rivlerësimit. Pra rritja sidomos e çmimit të referencës vitin e kaluar e ka përballur njerëzit që do të duhet ta tregtojnë shtëpinë e tyre me apo pa dashje në çmime më të rritura. Ne besojmë shumë dhe të gjitha statistikat tregojnë që mungesa e rivlerësimit sjell 37 apo 38% mungesë në tatimin e grumbulluar nga shteti.

Sipas projektligjit të depozituar në Kuvend, për uljen e tatimit të rivlerësimti të pronës në 3%, parashikohet të hyjë në fuqi në fund të Shtatorit 2024 dhe të ketë afat deri Qershor 2025. Por ende ky draft nuk është miratuar.

#Kërkesa #në #rritje #për #ndërtime #eksperti #Tregu #imobiliar #në #ngërç #nga #mungesa #rivlerësimit
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button