Aktualitet

Shkupi ndërpret kontratën me Energoinvest, pezullohen punimet për linjën Shqipëri-Maqedoni e Veriut

Operatori i Sistemit të Transmetimit të Energjisë Elektrike të Maqedonisë së Veriut (MEPSO) ka ndërprerë kontratën me kompaninë energjetike boshnjake Energoinvest për ndërtimin e një interkonjeksioni elektrik 400 kv nga Manastiri në kufirin me Shqipërinë.

Ndërprerja e kontratës është bërë shkak te mospërmbushjes se detyrimeve nga kontraktori dhe kërkesat për pagesa shtesë kanë sjellë ndërprerjen e kontratës.

Kontrata me Energoinvest ishte rënë dakord më 7 shkurt 2020 dhe përfshinte një afat ndërtimi prej 30 muajsh.

“Afati ka skaduar më 30 maj 2023”, thuhet në komunikatën e MEPSO-së.

Sipas qeverise se Maqedonisë se veriut  vendimi për ndërprerjen e kontratës vjen pas disa përpjekjeve të dështuara për të rinegociuar dhe arritur një marrëveshje me kompaninë energjetike.

Ai tha se ndërprerja e kontratës në fakt paraqet “fillimin e përfundimit të projektit që është prioritet kryesor për MEPSO-n dhe Qeverinë”, duke theksuar se tashmë janë duke u zhvilluar përgatitjet për rifillimin e projektit.

“Do të inicohet një procedurë e re tenderimi në përputhje me udhëzimet e BERZH-it për zgjedhjen e një kontraktori të ri që do të rifillojë ndërtimin. Realizimi i suksesshëm i kësaj ndërlidhjeje mbetet prioritet për Operatori i Sistemit të Transmetimit të Energjisë Elektrike të Maqedonisë së Veriut, sepse do të forconte stabilitetin dhe integrimin energjetik rajonal, me përfitime të konsiderueshme për Maqedoninë e Veriut, Shqipërinë dhe rajonin në tërësi”.

Linja e interkonjeksioni, midis Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut i shton kapacitetet shqiptare transmetuese me 1500 megavat/orë.

#Shkupi #ndërpret #kontratën #Energoinvest #pezullohen #punimet #për #linjën #ShqipëriMaqedoni #Veriut
JavaNews

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button