Aktualitet

Meta e shpalli tradhtar, ish-numri dy i LSI: Gati të punoj me Ramën! S’e kam problem ta nis ku e lashë 19 vite më parë

Ish-nënkryetari i Partisë së Lirisë, Endrit Braimllari tha se është i gatshëm të bashkëpunojë drejt Partisë Socialiste, të drejtuar nga kryeministri Edi Rama për të dhënë kontributin e tij në zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025.

“Nëse do të krijohej hapësirat e nevojshme për të dhënë kontributin do ta bëj” tha Braimllari sot në një intervistë në studion e Report Tv.

Pranon se deri tani nuk ka asnjë kontakt por se është i gatshëm të lërë pas 19 vite karrierë politike krah Ilir Metës ta nisi nga zeroja.

“Nuk kam kontaktet me PS. Po them dëshirën time. Unë jam i majtë angazhimi im patjetër do të jetë PS por nëse krijohen hapësirët. Nuk e kam problem ta nis nga fillimi. Nuk ka rëndësi ku është emri Endrit Brahimllarit për të dhënë kontributin tim. Në zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të doja të jepja angazhimin tim në PS”, tha ai për ‘Sot live në Shqipëri’.

Gazetari: Vdekjen e dija që Braimllari të ndahej nga Ilir Meta e LSI-ja?

Endrit Braimllari: Nuk kam pishmane në politikë. Më thonë 19 vite shumë, por nuk mbaj inat. Nuk kam kontakte me ish kolegët e mi.

Gazetari: I vetëm trim në luftë nuk po shkon

Endrit Braimllari: Unë e kam mbyllur historinë. Po shkoj për të dhënë një kontribut. Nuk e kam problem ta nis aty ku e nisa prej 19 vitesh, duke nisur nga pallati, lagjja, nëse krijohet hapësira. E kam të qartë këtë.

#Meta #shpalli #tradhtar #ishnumri #LSI #Gati #të #punoj #Ramën #kam #problem #nis #lashë #vite #më #parë
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button