Tech

“Kam dy vite që sulmohem nga partia që isha pjesë”! Koka sulmon ish presidentin dhe largohet nga salla e gjyqit

sh-ministri Lefter Koka ka shpërthyer në akuza të forta ndaj ish-partisë ku bënte pjesë.

Ai tha se prej 2 vitesh sulmohet politikisht nga ish partia e tij. Ish Presidentin e quajti fuks dhe ish-sigurims, që së bashku me aleaten më të madhe, që sipas tij është gruaja e tij Monika Kryemadhi ka orkestruar procesin ndaj tij.

Më tej Koka theksoi se ish Presidenti fliste në mejhane duke thënë se do të arrestohet Lefter Koka.

“Kjo është situate nga presidenti me fallxhoren e tij, i cili duke ndenjur mejhaneve thoshte do ta fus ne burg”- shtoi Koka.

Në fund ai nuk kurseu as sulmin ndaj prokurorit të SPAK, duke thënë se është përdorur me dashje apo padashje nga kallëzuesit.

Teksa gjykata pyeti prokurorin Klodian Braho nëse do të përgjigjet ndaj deklaratës së Kokës, prokurori deklaroi se në fund të mbrojtjes të gjithë të pandehurve do t’u konsiderojne mundësinë e replikës.

Kjo solli nervozizmin e Kokës që iu përgjigj me ironi: pse ke akoma për të thënë.

Koka më pas la sallën e gjyqit./m.j

#Kam #vite #që #sulmohem #nga #partia #që #isha #pjesë #Koka #sulmon #ish #presidentin #dhe #largohet #nga #salla #gjyqit

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button