Tech

Lefter Koka: Është kohë e vështirë që kërkon burrni, si kam borxh askujt që ta paguaj me lirinë time

Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka ka dhënë dëshminë e tij të parë në sallën e gjyqit. Ish ministri shprehet se procesi dhe gjyqi ndaj tij është i manipuluar ndërsa shpesh në deklaratën e tij, të cilën e ka siguruar gazetarja e Report Tv, shprehet se e vërteta dhe pafajësia e tij do të triumfojë.

Koka, akuzohet për shpërdorim detyre dhe korrupsion për aferën me inceneratorët.

“Një e vërtetë e thënë përgjysmë është e pavërtetë. Prokuroria u bazua tek kallëzimi LSI dhe për 2 vite nuk më mori në pyetje asnjëherë. Unë si ministër, Sekretari përgjithshëm dhe Komisioni kemi zbatuar me përpikmëri ligjin. Bëmë punën më të mirë dhe shërbyem me devotshmëri. Eshtë kohë e vështirë që kërkon burra e burrni, unë si kam borxh askujt ta paguaj me lirinë time!

Akuza e prokurorisë është idiote! Kam hyrë në politikë si biznesmen dhe s`më bëri politika biznesmen. Po kthehemi 45 vite para në proceset e stisura të sistemit komunist. Është një alarm jo vetëm për mua por për të gjithë shoqërinë. Ky proces është i manipuluar fund e krye ,  besoj se e vërteta do të triumfoj.

Nuk ekziston asnjë kontakt ose njohje me pronarët e inceneratorëve, ato nuk i solla unë por erdhën si propozim nga bota e biznesit. Prokurori devijoi hetimet dhe fraksionojë dosjen për të mos zbuluar të vërtetën. Drejtësia më herët sesa vonë do të dalë. Intriga e këtij procesi dashakeqës do të dalë dhe uroj të shërbejë për konsolidimin e mëtejshëm të reformës në drejtësi.

Prokurori fshehu 40 fashikuj hetimor ku gjenden provat për pafajësinë time. Më janë vënë në dispozicion nga gjykata 1 javë më parë. Akuza pësoi mutacione për ti qëndruar besnike kallëzimit të LSI. Kurrë nuk i kam futur dorën në xhep dikujt.”- thotë Koka.

/f.stafa

#Lefter #Koka #Është #kohë #vështirë #që #kërkon #burrni #kam #borxh #askujt #që #paguaj #lirinë #time

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button