Sport

Na duhet ta pranojmë, ishte spektakolare –

Hansi Fliku fitoi trofen e tij të parë me Barcelonën. Katalanasit shkatërruan Realin e Madridit me shifrat 5-2 në finalen e Superkupës së Spanjës. Pas përfundimit të ndeshjes trajneri gjerman është paraqitur përpara mediave për të dhënë përshtypjet e tij të para. Fliku ka pranuar se kjo fitore ishte spektakolare, por gjithashtu është shprehur se ka ende për t’u përmirësuar.

“Luajtëm një ndeshje të shkëlqyer. Jam i lumtur, sepse punuam shumë mirë. E respektuam planin që kishim ndërtuar deri në pjesën e dytë dhe një lojtar më pak. Është e rendësishme që ta festojmë këtë titull, të jemi të vetëdijshëm për atë që kemi fituar, por duhet të jemi të përgatitur për kompeticionet e tjera. Plani mbetet i njëjtë. E fituam Superkupën si një ekip i bashkuar, por ne jemi Barça dhe jemi të detyruar të përmirësohemi. Nuk do të shikojmë pas. Po jetojmë momentin dhe na duhet ta pranojmë që ishte spektakolare”, ka deklaruar Hansi Flik./Sport Ekspres/

#duhet #pranojmë #ishte #spektakolare
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button