Aktualitet
VIDEO/ Qafë-Thanë, stuhi ere dhe dëbore, dogana si një ‘shkretëtirë’ dhe rruga pa ‘këmbë njeriu’

Situata e motit paraqitet problematike në qarkun e Korçës dhe veçanërisht në doganën e Qafë-Thanës, ku lëvizja kryhet me shumë vështirësi, pikë që lidh Maqedoninë e Veriut me Shqipërinë dhe anasjelltas.
Këto janë edhe pamjet nga pika kufitare mbrëmjen e sotme (12 Janar), e zbrazur pothuajse tërësisht për shkak të stuhive të erës, dëborës dhe temperaturave që kanë rënë ndjeshëm.
Report TV ka sjellë situatën nga kjo doganë, ku dallohet pothuajse mungesa e lëvizjes dhe trashësia e dëborës ka mbuluar gjithçka. Një stuhi acar që fryn me gjithë fuqinë e saj dhe ku në rrugët ‘e zhdukura’ nga bora nuk sheh këmbë njeriu.
#VIDEO #QafëThanë #stuhi #ere #dhe #dëbore #dogana #një #shkretëtirë #dhe #rruga #këmbë #njeriu
Java News