Jo vetëm kamionët, autoritetet greke ndalojnë edhe autobusët në Kapshticë

Autoritetet greke kanë njoftuar palën shqiptare, se përveç kamionëve ndalohet lëvizja edhe e autobusëve në Kapshticë, si pasojë e kushteve të vështira atmosferike.
“Në vijim të njoftimit të dhënë më parë, ku Policia Kufitare Greke, ka njoftuar Policinë Kufitare të Kapshticës për bllokimin e lëvizjes së kamionëve, ju informojmë se:
Përveç bllokimit të lëvizjes së mjeteve të tonazhit të rëndë (kamionë), do të ndalohet lëvizja deri në një njoftim të dytë dhe për autobusët”, thuhet në njoftim.
Policia e Shtetit apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve të rënda që kanë planifikuar të udhëtojnë drejt Greqisë përmes Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë, që të mos nisen drejt kësaj pike deri në njoftimin e ri nga Policia Kufitare Greke.
#vetëm #kamionët #autoritetet #greke #ndalojnë #edhe #autobusët #në #Kapshticë
Java News