Sport

VIDEO/ Arbër Hoxha po shpërthen me Fabio Cannavaro-n, shqiptari realizon gol tjetër te Dinamo e Zagrebit –

Pas një gjysmë sezoni për t’u harruar, Arbër Hoxha po rikthehet në formën më të mirë. E gjitha kjo falë ndryshimit të trajnerit, teksa me Fabio Cannavaro-n, sulmuesi shqiptar ka shënuar dy gola në dy ndeshje dhe ndeshja e dytë, ka edhe një pjesë për të luajtur, pra numri i golave mund të rritet.

Shqiptari e ka nisur si titullar takimin e sotëm miqësor kundër Lech Poznan, ndërsa në minutën e 34 ka realizuar në të njëjtën mënyrë si pak ditë më parë, me të majtën. Padyshim që këto realizime po i japin më shumë besim Arbër Hoxhës që me trajnerin e vjetër, kishte ngrohur stolin. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

#VIDEO #Arbër #Hoxha #shpërthen #Fabio #Cannavaron #shqiptari #realizon #gol #tjetër #Dinamo #Zagrebit
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button