Aktualitet
Aksident në Lezhë/ “Audi” me shpejtësi të lartë përplas pesë makina, plagoset shoferi

Një aksident ka ndodhur gjatë natës në bulevardin “Gjergj Fishta” në Lezhë.
Një automjet tip “Audi” ka humbur kontrollin në orët e para të mëngjesit dhe është përplasur me makinat e parkuara pranë Varrezave të Dëshmorëve. Pesë makina janë dëmtuar, ndërsa drejtuesi i mjetit ka mbetur I plagosur dhe ndodhet në spitalin e qytetit.
Sipas të dhënave paraprake, shpejtësia e lartë e “Audit” dyshohet se është bërë shkak i aksidentit.
#Aksident #në #Lezhë #Audi #shpejtësi #të #lartë #përplas #pesë #makina #plagoset #shoferi
Java News