Aktualitet
Policia me apel për shoferët: Vozitni me kujdes në rrugët e mbuluara me borë

Policia e Kosovës ka bërë apel tek të gjithë qytetarët e vendit që të kenë kujdes gjatë ngasjes në rrugët e mbuluara me borë.
Në një njoftim të lëshuar për media thuhet se ky apel vjen duke u bazuar në kushtet atmosferike dhe reshjet e borës.
“Policia e Kosovës apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik, në veçanti shoferëve të automjeteve për kujdes të shtuar, përshtatje të shpejtësisë me kushtet atmosferike dhe me gjendjen e rrugës, mbajtje të distancës mes mjeteve si dhe ngadalësim gjatë lëvizjes në rrugë të mbuluara me borë dhe me ngrica”, thuhet në njoftim.
#Policia #apel #për #shoferët #Vozitni #kujdes #në #rrugët #mbuluara #borë
gazetablic.com