ZYRTARE/ Skënderbeu prezanton ish-lojtarin e Portos dhe Portimonenses, portugezi vishet bardhekuq –

Skënderbeu ka prezantuar sot në faqen zyrtare në “Facebook” afrimin më të ri të kësaj merkatoje dimërore. Paulo Estrela është zyrtarisht lojtar i skuadrës korçare. Mesfushori portugez ka firmosur një kontratë 2.5-vjeçare me bardhekuqtë, ndërsa më parë ka qenë pjesë e Portos dhe Portimonenses në Portugali.
“Paulo Estrela zyrtarisht bardhekuq! Mesfushori portugez ka arritur marrëveshjen për 2.5 vite me klubin dhe është zyrtarisht lojtar i Skënderbeut. 25 vjeçari me një të kaluar tek FC Porto dhe Portimonense SC në Superligën Portugeze, ka kryer paraditen e sotme testet mjekësore dhe është bashkuar me grupin në seancën stërvitore”, ka njoftuar klubi Skënderbeu./Sport Ekspres/
#ZYRTARE #Skënderbeu #prezanton #ishlojtarin #Portos #dhe #Portimonenses #portugezi #vishet #bardhekuq
SportExpress