Jam dakort me Kristianon, liga e Arabisë është sipër Ligue 1 –

Ronaldo shkaktoi debate me deklaratën e dhënë pak kohë më parë në lidhje me nivelin e Ligue 1. Portugezi deklaroi se liga e arabisë është më e vështirë se ajo e Francës, duke thumbuar tërthorazi edhe Lionel Mesin, i cili, pas Barcelonës, ka mbajtur veshur fanellën e PSG-së. Por në krah të Ronaldos tashmë ka dalë edhe Nejmari. Braziliani, edhe pse ka një raport miqësor me Mesin, ka pohuar në një intervistë për “CNN”-in se liga arabe tashmë qendron më lart se ajo franceze.
“Jam dakort me Kristianon (Ronaldon). Mendoj që sot liga e Arabisë Saudite është sipër Ligue 1. Niveli i Saudi Pro League-s është duke u rritur. Lojtarët gjithashtu janë më të mirë. Por edhe Ligue 1 ka pikat e saj të forta. Ëstë një kampionat i nivelit të lartë. E njoh mirë”, është shprehur Nejmari./Sport Ekspres/
#Jam #dakort #Kristianon #liga #Arabisë #është #sipër #Ligue
SportExpress