Mediat e dërgojnë te Reali! Video që nuk duhet humbur, Trent Arnold bën gafën e madhe, Van Dijk i ngul sytë pa folur si t’i kishte ardhur fundi

Liverpul-Manchester United prodhoi një spektakël në fushën e blertë dhe katër gola, të dyja ekipet u ndanë me nga një pikë, 2-2. Në minutën e fundit Maguire kishte rastin e artë për të gjetur përmbysjen, por lojtari i djajëve të kuq gaboi në konkretizim.
Në minutën e 82, Trent Arnold tërësisht i shkujdesur bën një gabim të madh në pasim që mund t’i kishte dhënë golin Manchester United. Megjithatë në prapavijë ishte Van Dijk, mbrojtësi më i mirë në botë që e tregoi edhe njëherë tjetër se përse e meriton të quhet i tillë, duke bërë një tjetër mbyllje fenomenale. Më pas Van Dijk i ka ngulur sytë shokut të tij të ekipit si t’i kishte ardhur fundi, pa folur asnjë fjalë dhe duke tundur kokën në mosbesim. Arnold e shmangu shikimin me Van Dijk, ndërsa kritikat e tifozëve të Liverpul janë shtuar së tepërmi për Arnold që flitet se do të kalojë te Real Madrid. /Sport Ekspres/
#Mediat #dërgojnë #Reali #Video #që #nuk #duhet #humbur #Trent #Arnold #bën #gafën #madhe #Van #Dijk #ngul #sytë #folur #kishte #ardhur #fundi
SportExpress